Ministria shpërblen më të mirët, ministri Gashi krenar me arritjet

Ministria shpërblen më të mirët, ministri Gashi krenar me arritjet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e tij, ka bërë ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistë dhe trajnerë.

Ndarja e këtyre shpërblimeve u bë sipas dispozitave të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare.

Xhudistja Erza Muminoviq shpërblehet me 10,000€, për Medaljen e Bronztë në Xhudo në Lojërat Olimpike për të Rinj në kategorinë -44 kg, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudisti Akil Gjakova shpërblehet me 5,000€ për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -73 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Xhudistja Loriana Kuka shpërblehet po ashtu me 5,000€, për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -78 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Ndërkaq, Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, shpërblehet me 5,500€ si trajner i xhudistes Erza Muminoviq dhe me nga 2,500€ si trajner i sportistëve Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Karateisti Melos Gashi shpërblehet me 3,500€ për Medaljen e Argjendtë në Karate, në Kampionatin Evropian për Kadet Junior  dhe U 21 të Karatesë në kategorinë +70 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i tij, Muhamet Rexhepi, shpërblehet me 1,750€.

Karateistja Albulena Gërvalla shpërblehet me 2,000€ për Medaljen e Bronztë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë -55 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i saj, Isak Curri, shpërblehet me 1,000€.

Me këtë rast ministri Gashi u shpreh i kenaqur me sportistet kosovar, duke potencuar qe ministria me krenarine me te madhe do vazhdoje mbeshtetjen per ta.

“Synimi jonë është që t’i mbështesim sportistët dhe trajnerët që me punën dhe angazhimin e tyre janë duke e promovuar shtetin e Kosovës. Unë i quaj ambasadorë të Kosovës sepse tashmë jemi mësuar ta shohim flamurin të ngrihet në shumë vende të tjera, madje ata po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën. Është fat i mirë që gjatë vitit aktual kemi ngritur buxhetin për mbështetjen e sportistëve dhe të trajnerëve me një ngritje prej 120%, sepse fokusi dhe përkushtimi jonë ka qenë që t’i dalim në mbështetje financiare të gjithë sportistëve dhe trajnerëve po edhe gjitha të llojeve të sporteve”, deklaroiministri Gashi.

Sportistët dhe trajnerët që morën këto shpërblime falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen. Trajneri Driton Kuka  tha se “viti 2018 shquhet me dy ngjarje të rëndësishme, gara në Hungari dhe Gara Olimpike për të Rinj.

KOMENTE