Në takimet e rregullta me përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës nga rajonet e Kosovës, në udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva, u informuan se, sipas dorëzimit të manualit për COVID- 19 dhe zvogëlimit të numrit të të infektuarve, në javën tjetër pritet të hiqen masat e kufizuara për bizneset hoteliere dhe turistike.
“Po ashtu OHTK- ja, paralajmëron se edhe hapësirat më të mëdha, siç janë sallat e dasmave, do të hapen, por natyrisht duke iu përmbajt strikt rregullave të parapara nga manuali, që është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës”.