Një ekip shëndetësore sot ka qëndruar në fshatin Letnicë të Vitisë, saktësisht në ambulanten e fshatit, ku janë kontrolluar pacientët e rastit.
Dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, bënë me dije se me këtë rast pos vizitave mjekësore pacienteve të këtij fshati të cilët janë kryesisht të moshës së shtyrë e të komunitetit kroat, iu është dhe edhe terapia e nevojshme.
Përndryshe, Komuna e Vitisë edhe në të shkruarën është interesuar për të moshuarit e këtij lokaliteti duke iu ofruar ndihma dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Drejtoresha Kadolli-Halili potencoi se vizitat e tilla shëndetësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në këtë lokalitet duke ditur nevojën të cilën kanë banorët e saj për shërbime shëndetësore.