Në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar, që po kalon një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit fatal të 26 nëntorit, Oda Ekonomike Amerikane dhe Gjirafa.com ftojnë të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje, apo të holla.
Ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Km i 6-të) dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane (Perandori Justinian, 132 Prishtinë), ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni në numrin +38345109900, ose +38344991206, apo përmes emailit në [email protected].
Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione. Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten.