Në vendet e zhvilluara kompjuterët janë të pranishëm gjithandej; në punë, shkolla dhe shtëpi.
Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi i tepruar i internetit, telefonit, lojërave dhe platformave tjera, sjell pasoja negative për shëndetin.
Mjekët vazhdojnë të mësojnë se si të përballen me këtë dukuri.
Hulumtimi i Institutit Statistikor turk tregon se këtë vit rreth 75 për qind e popullatës në Turqi nga mosha 16 deri 74 vjeç janë përdorues të internetit, kurse 88.3 për qind e shtëpive kanë qasje në të.
Ndërsa vazhdon debati i ekspertëve për përdorimin e tepruar të internetit, dukuria prek më së shumti fëmijët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përdorimi i tepruar i internetit, telefonave dhe pajisjeve tjera teknologjike po rritet aq shumë, duke u shndërruar në problem të madh shëndetësor ne nivel global.