(2L ONLINE) – Objekti i vjetër pranë QKMF-së në Viti do të shndërrohet në Emergjencë. Komuna e Vitisë ka nënshkruar ditë më pare një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për renovimin e objektit pranë QKMF-së në Viti me qëllim që ky objekt i vjetër që deri me tani është shfrytëzuar nga organizatat jo qeveritare të shndërrohet në emergjencë. Financimi I këtij projekti do të bëhet nga MAPL-ja dhe Komuna e Vitisë ,ndërkaq punimet pritet të të fillojnë gjatë këtij viti./2l Online/