OAK theksoi se arsye e këtij takimi është njoftimi nga afër me pronat e AKP-së dhe mundësitë e marrjes së tyre në shfrytëzim nga bizneset.
Afrim Berisha, pronar i kompanisë “Bylmeti” prezantoi projektin të cilin është duke e punuar së bashku me një investitor holandez dhe njëkohësisht i njoftoi më detajisht për hapësirat të cilat ju nevoiten për të arritur finalizimin e këtij projekti.
Në anën tjetër, Ardian Berisha, menaxher i zyrës rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë, shtoi se AKP ka ende nën administrim toka bujqësore por ligji e kufizon AKP-në të ju dal ballë kërkesave të bizneseve dhe njëkohësisht të hyjë në marrëdhënie të ndryshme me ata.
Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, pronari i biznesit “Bylmeti”, Afrim Berisha, biznesmeni Mehdi Lahu dhe zyrtarja për komunikim me biznese Mirjeta Shala.