Përmirësimi i klimës të të bërit biznes do të ndikonte edhe në rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, kjo sepse ky sektor madje është edhe çelësi kyç i zhvillimit ekonomik te vendit që kontribuon në krijimin e mundësive për punësim dhe përmirësim të gjendjes soci-ekonomike në vend,
Kërkesa kryesore e kësaj konference ishte largimi i Projektligjit për Miniera dhe Minerale nga rendi i ditës të Kuvendit të Kosovës që është paraparë për nesër, kjo për shkak që ka kaluar në shqyrtim të dytë pa konsultim paraprak me bizneset dhe njëkohësisht disa nga rekomandimet e OAK-së, të dalura nga takimet e përbashkëta me bizneset e sektorit minerar nuk janë të përfshira, u tha ndër të tjera në konferencën për shtyp që OAK së bashku me disa biznese zhvillojë sot në Prishtinë.
OAK gjatë kësaj kohe ka gjetur edhe problem të tjera ne ketë sektorë dhe ka kërkuar nga komisioni parlamentar që ta vizitojë OAK-në dhe përkundër premtimeve, takimi nuk është realizuar nga ana e komisionit.
Konferenca u hap nga anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj, i cili falënderoj pjesëmarrësit dhe tha se sot në këtë konferencë është mbledhë biznesi nga sektori minerar për ti shprehur problemet e tyre kundrejt këtij ligji dhe aspekteve të tjera me të cillat ata përballen.
“Sot është mbledhur biznesi për të shprehur problemet e tyre. Problemi i tyre është bërë ligji. Në zbatim të ligjit kanë dalë probleme dhe është bërë problem për zhvillimin ekonomik të vendit. Ligji po e detyron shuarjen e bizneseve apo apo i ngarkon me barra shtesë”, tha Malushaj.
Poashtu, Malushaj ka shprehur shqetësime kundrejt ligjvënësve të cilët nuk kanë marr parasysh rekomandimet e bëra nga OAK dhe ka kërkuar që të hiqet nga votimi në kuvend deri sa të mirren inkorporohen rekomandimet e bëra nga bizneset dhe OAK, si dhe kërkoj që të themelohet një komision që rishikon ligjet dhe bën harmonizimin në mes tyre.
“Kemi bërë rekomandime dhe thuajse të gjitha i kanë pranuar ato. Mirëpo, nuk janë futur në projektligj dhe kështu kërkojmë që të hiqet nga votimi derisa të inkorporohen rekomandimet tona në të. Procedurat kundërthënëse po e dërgojnë biznesin deri në atë pikë që a të vazhdoj më a jo. Prandaj, kërkojmë që të krijohet një komision parlamentar i cili bën rishikimin e ligjeve dhe harmonizimin ndërmjet tyre”, u shpreh ai.
Menders Halabaku, nga kompania Bentokosi i Ri, i cili ishte pjesë e panelit ka shprehur pakënaqësinë me kohëzgjatjen e licencave me t cilën po përballen bizneset e këtij sektori, pasi që sipas ligjit në fuqi shqyrtimi i dhënjes së licencave për shfrytëzim mund të zgjasë deri në pesë muaj dhe nuk ceket se çka ndodh pas nëse nuk miratohet kërkesa pas kësaj kohe.
“Është koha shumë e gjatë e licencave dhe ky përben një problem të madh. Duhet të harmonizohen ligjet në mes Agjencisë së Pyejve dhe Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve të Kosovës, pasi që shumë biznese janë ankuar për këtë gjë”, u shpreh ai.
Binak Kalludra nga “Benita Company”, lavdëroj punën e Odës së Afarizmit të Kosovës si dhe shprehu shqetësimin e përcaktimit të hapsirës se hektarëve në shfrytëzim.
“E përgëzoj OAK për punën të cilën po e bën dhe pajtoj me rekomandimet të cilat ata i kanë dhënë. Kuptohet se ka vend për kritika dhe lavdata për sa i përket ligjeve dhe procedurave të cilat duhet ndjekur për të ooperuar si biznes. Është problematike fakti që një kompanie i lejohet hapësira e shfrytëzimit vetëm 5 hektarë tokë. Kjo është pengesë për një biznes i cili ka investuar apo synon që të investoj”, shtoi Kalludra.
Më pas, anëtari i bordit Hamdi Malushaj lexoi rekomandimet e bëra nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe kërkoj që të mirren seriozisht këto rekomandime pasi që po bëhen problem për të bërë biznes dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.