Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në kuadër të implementimit të projektit lidhur me efektet e pandemisë në ekonominë e vendeve të rajonit, së bashku me bashkëpunëtorët Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut të Vlorës realizuan aktivitetin e dytë në kuadër të këtij projekti të financuar nga Western Balkans Fund.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi lidhur me të gjeturat e hulumtimit të përbashkët të realizuar për menaxhimin e situatës me pandeminë dhe efektet e saj në vendet e rajonit.
Gjithashtu partnerët u dakorduan lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth fazës përmbyllëse të këtij projekti, organizimit të konferencës rajonale.
Kujtojmë që OAK, për të dytin vit me radhë bashkëpunon ngushtë me WBF me qëllim të kontributit në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kohezionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. /2LONLINE.com/