DYLON

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (29), Kamenicë (23), Viti (11), Novobërdë (1)

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (29), Kamenicë (23), Viti (11), Novobërdë (1)
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 564 raste të reja pozitive.

Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 29 raste, ajo e Kamenicë 23 raste, e Vitisë 11 raste dhe 1 rast në Novobërdë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit,  21 raste janë nga qyteti i Gjilanit, 3 raste nga Dobërçani, nga 2 raste janë në Pogragjë e Zhegër dhe 1 rast është në Cërnicë.

Në komunën e Kamenicës, 9 raste janë në qytetin e Kamenicë, 8 raste janë në Koretinë dhe 6 në Topanicë.

Në komunën e Vitisë, 6 raste janë në qytetin e Vitisë, nga 2 raste janë në Smirë dhe Kabash dhe 1 rast në Ramjan.

Ndërsa në Novobërdë, 1 rast është në Pasjak. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.