Mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset finlandeze dhe eksporti i produkteve të Kosovës në tregjet e jashtme ishin temat kyçe që u diskutuan në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandws nw bashkwpunim me OAK-në.
Me qëllim të lidhjes së bizneseve të Finlandws dhe Kosovës në këtë takim përveç Ambasadores Finlandeze në Kosovë Pia Stjernvall dhe përfaqësuesve të Odave të Kosovës, të pranishme ishin edhe biznese të përzgjedhura nga Finlanda dhe Kosova të fushës së:
– ICT;
– Cleantech;
– Agrobiznesi;
– Pylltaria dhe druri.
Bizneset e përzgjedhura nga Oda e Afarizmit të Kosovës u shprehën të kënaqur me këtë organizim, pasiqë u mundësua krijimi i kanaleve të reja të komunikimit e që nënkupton edhe lindjen e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ky organizim u konsiderua si një mundësi shumë e mirë edhe për kompanitë finlandeze për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Ballkan dhe anasjelltas.