DYLON

Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontigjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.

Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.

“Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilet kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojes vaksinat do t’I shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, ka njoftuar Berisha.

EkoHigjiena

Sipas IKPSHK, për Komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza.

Fejzulla Berisha
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.