Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me biznesin anëtar “Vala Consulting” organizoi Sesionin Informues lidhur me raportimet financiare.
Organizimi i Sesionit Informues erdhi si rezultat i kërkesave të vazhdueshme që Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar nga bizneset anëtare, të cilat konsideruan që kanë nevojë të marrin më shume informata nga ekspertët për raportet financiare.
Gjatë Sesionit Informues bizneset u informuan më detajisht për obligimet e bizneseve për raportime financiare pranë autoriteteve shtetërore në përmbledhje të vitit dhe cilat janë raportimet sipas tipit të bizneseve pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Gjithashtu, në fund të sesionit u sigurua hapësirë kohore për diskutim, në mënyrë që të trajtohen çështjet me interes për bizneset anëtare.
Ligjërues në Sesionin informues ishin Shyqiri Bytyqi Auditor ligjor dhe ekspert tatimor dhe Melisa Sharku Zyrtare për Taksa dhe Kontabilitet.