DYLON

OAK: Kosova nuk po sillet si shtet i qytetarëve por i pushtetarëve

OAK: Kosova nuk po sillet si shtet i qytetarëve por i pushtetarëve
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizimit të Kosovës ka thirrur sot një konferencë për media për të diskutuar lidhur me pandeminë dhe vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë. Përmes kësaj konference OAK shpalosi problemet me të cilat është duke u ballafaquar sektori privat në përgjithësi dhe në veҫanti, bizneset.

Pikat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë kësaj konference ishin moskalimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike, vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë, mungesa e përkrahjes nga ana e shtetit si dhe plotësimin-ndryshimi i disa prej ligjeve më esenciale si: Ligji i Punës dhe pushimi i lehonisë, Ligji për tregti të brendshme, Ligji për Bujqësi, Ligji i Minierave dhe Mineraleve, Ligji mbi Tvsh-në, Ligji për investime strategjike, ndryshimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Krijimi i Gjykatës Komerciale dhe krijimi i ofertave për biznesin.

Poashtu, gjatë kësaj konference shtypi u përmend fakti që këto kërkesa OAK i ka adresuar disa here edhe në Qeveri e edhe tek deputetët ҫoftë përmes e-mailit, postës zyrtare dhe dorëzimit fizik të propozimeve para Kuvendit të Republikës së Kosovës mirëpo, që të njëjtat nuk janë marrë parasysh.

EkoHigjiena

E faktin që ekonomia e vendit është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, e përmendi edhe anëtari i Bordit të OAK-së Hasan Gigollaj. “Bazuar nga të dhënat në terren del se numri i punëtorëve të cilët janë larguar nga puna sillet rreth 30 mijë. E nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk kemi përkrahjen e shtetit numri mund të arrijë shifren deri në 50 mijë, 60 mijë, apo 70 mijë qytetarë të papunë”, ka thënë Gigollaj.

Se gjendja në vend sa shkon duke u përkeqësuar e tregon edhe Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes. “Sipas këtij raporti Banka Botërore rënditë Kosovën në pozitën e 57, përkatësisht 13 pozitë më poshtë në krahasim me vitin e kaluar ku radhitej në vendin e 44, nga gjithësej 190 shtete sa janë të përfshira në këtë raport” shtoi tutje, zëdhënësia për media Fjolla Smaili.

E nga ana tjetër, zyrtarja ligjore Diellza Zeqiri theksoi faktin se shteti është duke shkelur nenin 49 të Kushtetutës e cila garanton të drejtën e punës dhe ushtrimin e profesionit. Duke qenë të vetëdijshëm për faktin se në raste të caktuara kushtetuta parasheh edhe kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në kapitullin e dytë të kushtetutës, ka thënë Zeqiri.

Bazuar në këtë OAK, konsideron se qytetarët e Kosovës, përkatësisht punëtorëve të sektorit privat po i’u shkelet e drejta për trajtim të barabartë. E drejtë kjo e grantuar me kushtetutë, ku qytetarët e punësuar në sektorin privat nuk po ndihmohen financiarisht si dhe bizneset nuk po përkrahen nga ana e shtetit për të tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë globale përderisa, sektori publik vazhdon të jetë i priviligjuar duke mos i ndjerë aspak efektet e pandemisë.

Me këto veprime OAK, konsideron se shteti nuk po sillet si shtet i qytetarëve por si shtet I pushtetarëve.

Në këtë konferencë OAK, u përfaqësua nga Hasan Gigollaj, anëtar i Bordit, Diellza Zeqiri zyrtare ligjore dhe Fjolla Smaili zyrtare për marrëdhënie me publikun.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.