DYLON

122 TË SHËRUAR DHE 34 RASTE ME COVID-19!

122 TË SHËRUAR DHE 34 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.