DYLON

OAK kërkon nga Ministri krijimin e strategjisë dhe përkrahje reale për bujqit

OAK kërkon nga Ministri krijimin e strategjisë dhe përkrahje reale për bujqit
Avatar photo Redaksia

Krijimi i produkteve strategjike, subvencionimi i produkteve bujqësore sipas sasisë dhe jo sipërfaqes,  ndryshim / plotësimi i udhëzimeve administrative të cilat afektojnë në bujqësi, kullota, turizëm dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve, institucionet të përkrahin më shumë prodhimin vendor, krijimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për bujqësinë, nevoja e finalizimit të Ligjit për Pyje dhe Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ishin disa nga çëshjet që u diskutuan në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci. 

OAK uroi Ministrin për detyrën, duke ofruar bashkëpunim profesional sa i përket sektorit që ai drejton. Tutje, Krasniqi theksoi rëndësinë e krijimit të produkteve strategjike bujqësore, duke pas parasysh që bujqësia është një ndër sektoret më me potencial për zhvillimin e vendit. 

EkoHigjiena

Ndër të tjera, në këtë takim u shpalosën kërkesat e bizneseve të sektorit të bujqësisë, si kërkesë imediate për ndryshim në mënyrë që ti ofrohet përkrahja e duhur këtij sektori.  

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci falënderoi OAK-në për shpalosjen e kërkesave të detajizuara dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim duke theksuar se një pjesë e kërkesave janë edhe në strategjinë të cilën është caktuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.