Një shfaqje teatrale e cila arriti ta përcjellë lirshëm mesazhin tek publiku edhe për meritë të dramaturgut Jahi Jahiu por edhe për meritë të lojës së mirë të aktorëve.
Piktorja (Driada Matoshi) e zhgënjyer në gjithçka, e bindur në fatin e predisponuar, ka ndjenjën dhe bindjen se më nuk është e denjët për respekt dhe nënshtrohet para sfidave, ndërsa për Ledën (Xhejlane Tërbunja) pas të gjitha përpjekjeve të pasuksesshme, jeta e tillë nuk ka kuptim, prandaj duke mos parë rrugëdalje, guximshëm vendos që aty ti jap fund duke gëlltitur pilulën vdekjeprurëse.
Prof, dr Nebi Islami ka thënë pas shfaqjes për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se shfaqja për të ka qenë një sihariq i ngjeshur në të gjitha linja, ku aktrimi ka qenë i shkëlqyer, regjia gjithashtu, është përputhur edhe skenografia, efektet muzikore, dritat, të gjitha kanë qenë të koordinuara bukur.
“Mendojë se aktrimi i vajzave, i aktorëve të reja, e ka dëshmuar tragjedinë e shoqërisë në tranzicion që është tragjedia jonë në përgjithësi, Një vërejtje për të gjithë ata që kanë vesh që të ndikohet për mënjanimin e të gjithave defekteve shoqërore që shpijnë në këto ujëra të turbullta dhe në shkatërrimin e brezit të ri”, ka thënë Islami.
Edhe regjisori dhe autori Jahi Jahiu ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se është i kënaqur për faktin se ajo që është kryesorja shfaqja kishte komunikuar shumë mirë me shikuesin dhe me këtë edhe është arrit qëllimi i dëshiruar.
Ndërsa Bashkim Nexhipi nga Qendra e Kulturës “Laboratorium”, tha se shpreson që publiku e priti mirë shfaqjen. Ai lavdëroi tekstin duke thënë se ishte i mirë, Jahiu vërtetë e ka shkruar një tekst shumë të mirë, e ka bërë edhe një regji të mirë dhe se është i kënaqur edhe me lojën e aktorëve.
“Kam menduar shumë gjatë deri sa i kam hyrë këtij projekti dhe kam qenë i sigurt që do të dal një shfaqje e mirë . Shpresoj publiku dhe kritika ta vlerësojë”, ka thënë Nexhipi./2lonline/