Në Viti, nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë”- Viti, kanë mbajtur punëtorinë e parë edukative falas në kuadër të projektit “Qytetari Digjital” ku nxënësit mësuan me pajisjet arsimore “micro:bits” dhe “DIY”.
Me këtë rast nxënësit i ka vizituar Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kurse njësinë mësimore e ka zhvilluar mësimdhënsi, Burim Jashari.
Sipas të dhënave nga ueb faqeja zyrtare Kosova Makers – “Qytetari Digjital” që është një projekt i nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe i mbështetur nga Google.
Projekti rajonal do të implementohet në katër shtete të Ballkanit Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi.