Nxënësit nga SHMLM “Kongresi i Manastirit” –Pozheran po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të projektit “Super Schools”.
Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastrit”-Pozheran në kuadër të projektit të shkëmbimit të shkollave “ Super Schools”, janë duke zhvilluar një takim me një shkollë nga Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në kryeqytetin Sarajevë dhe atë në ditën e pestë.
Përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, bëjnë me dije se projekti u financua nga zyra lokale RYCO-s në Prishtinë, ambasada e Gjermanisë, Francës dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjithashtu ata janë përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2LONLINE/