DYLON

Akademik Fejzullah Krasniqi merr Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ-së 2023 “Marin Barleti”

Akademik Fejzullah Krasniqi merr Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ-së 2023 “Marin Barleti”
Avatar photo Redaksia

Në Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Vlerave Humane”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është dhënë Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ 2023 “Marin Barleti”.

Pas propozimit të Këshillit Organizativ të Konferencës dhe me vendim të Rektorit të UKZ-së, Prof. Dr. Bajram Kosumi,  Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti”  i është dhënë  Akademik Fejzullah Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

EkoHigjiena

Ky çmim  i dedikohet arritjeve të personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.-akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave të tjera. Konsiderata shtesë përfshijnë rolet e lidershipit, si dhe marrëdhëniet aktuale apo potenciale ndërmjet kërkimit të bërë dhe përmirësimit të arsimit të lartë në përgjithësi, nëpërmjet lidhjeve ndërmjet studiuesve dhe IAL-ve në vende të ndryshme me Universitetin Publik “Kadri Zeka”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.