Një grup nxënësish nga komuna e Kamenicës, të shkollës ‘’Rexhep Mala’’ në Topanicë, së bashku me drejtorin dhe psikologen e shkollës, morën pjesë në aktivitetin e rradhës për të shënuar 19 Nëntorin ‘’Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës’’.
Njëherësh ata përfaqësuan komunën e Kamenicës në këtë aktivitet, i cili u realizua në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë, e që kishte për qëllim që përmes mesazheve të nxënësve të bëhet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e parandalimit të abuzimit të fëmijës transmeton 2LONLINE.com.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit ‘’Së bashku kundër Abuzimit të Fëmijës’’, që është duke u implementuar në komunën e Kamenicës nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me organizatën Qendra për Studime të Acancuara (FIT).
Ky projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim të sigurojë ambient që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës. /2LONLINE.com/