Policia ua kontrollon veturën, gjejnë tableta tramadol dhe marihuanë

Policia ua kontrollon veturën, gjejnë tableta tramadol dhe marihuanë

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjilan, gjatë kontrollit, te vetura me targa vendore, te tre të dyshuarit dy m/k dhe një f/k, janë gjetur dhe janë sekuestruar 16 tableta të llojit tramadol, 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës,

Nga policia gjithashtu është sekuestruar edhe vetura.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

KOMENTE