Organizata jo qeveritare Play2EDUCATE (P2E) në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë, kanë realizuar programin pesë javor “Fuqizimi përmes Lojës”.
Ky program ka përfunduar këtë të shtunë me nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Kamenicës: Gjimnazi “Ismail Qemali”, Shkolla Teknike “Andrea Durrsaku”, dhe Gjimnazi “Sejdi Kryeziu” Roganë.
Programi kishte për qëllim zhvillimim e mendimit kritik rreth temave të ndryshme si: barazia gjinore, të drejtat e njeriut, zgjidhja e konfiklteve, gjithëpërfshirja e të tjera.
Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës Komunale të Arsimit Mirhane Morina, tha se është shumë e lumtur që nxënësve të Kamenicës po u ofrojmë mundësi të tilla.
“Ne jemi shumë të lumtur që po arrijmë t’u ofrojmë mundësi të tilla fëmijëve tanë. Do angazhohemi vazhdimisht që të realizojmë programe të tilla, nga të cilat do të përfitojnë nxënësit”, tha ajo.
Photo Credits: Play2EDUCATE