Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, duke u solidarizuar me viktimat e tërmeti të ndodhur në Durrës dhe Thumanë, dhe duke dashur t’i mbështes të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore, ka përfunduar aktivitetin humanitar – shitje të punimeve artistike, të cilat janë ekspozuar në një ankand publik, ndërsa mjetet që janë grumbulluar nga shitja e tyre janë dorëzuar në adresat përkatëse.
“Na gëzon fakti që nxënësit tanë, krahas kreativitetit që po e shfaqin në krijimet e tyre, të njëjtit kanë manifestuar edhe humanitet duke dëshiruar që mjetet e grumbulluara nga shitja t’ua ofrojnë familjeve të cilat kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri”, ka thënë Roland Masurica, drejtor i shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati”, transmeton Portali 2LONLINE.com.