DYLON

Konsumimi i bajameve sjell këto përfitimet te organizmi i njeriut

Avatar photo Elife Sherifi

Një studim i kryer nga Shoqata Amerikane e Kardio zbuloi se mos konsumimi i duhur i arrave, veçanërisht bajameve, rrit shanset për të marrë sëmundje kardiovaskulare.

Shkencëtarët pastaj u përqendruan vetëm në bajame, dhe këtu është fuqia që ata kanë nëse i konsumoni ato çdo ditë.

– Redukton aknet

EkoHigjiena

Pacientët me këtë problem është konfirmuar se kanë nëntë për qind më pak vitaminë E në gjak. Nëse hani bajame çdo ditë, lëkura juaj do të jetë  e shëndetshme, e butë, pa puçrra në planin afatgjatë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe antioksidues, si dhe acide yndyrore omega 6. E gjithë kjo shpejton shërimin e lëkurës.

– Ndihmon në luftimin e diabetit

Studimi zbuloi se gjendja e përgjithshme fizike e pacientëve me diabet tip 2 u përmirësua kur hanin bajame çdo ditë. Këto arra kanë efektin e zvogëlimit të kolesterolit të keq dhe nivelit të sheqerit në gjak.

– Lehtëson shërimin pas lindjes

Që nga kohërat e lashta, indianët kanë përdorur bajamet si një ilaç natyral për të rregulluar funksionin e zorrëve dhe për të rritur energjinë. Ata janë një përbërës i rëndësishëm në dieta dhe shpesh rekomandohen për gratë pas lindjes së fëmijëve dhe shërim më të shpejtë.

– Konsumimi i bajameve është treguar se përmirëson aktivitetin e trurit. Nëse hani 74 gramë në javë gjatë shtatzënisë, fëmija juaj do të jetë më i zgjuar, sipas një studimi të shkencëtarëve spanjollë, të kryer në më shumë se 2,000 gra shtatzëna.

Fëmijët e tyre u monitoruan në moshën një, pesë dhe tetë vjeç, dhe u tregua se fëmijët e nënave që hanin bajame kishin një koeficient më të lartë të inteligjencës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.