Sulmuesi nigerian me shtetësi amerikane Kyrian Nwabueze ka realizuar golin e tij të parë te Drita, në ndeshjen derbi kundër Gjilanit.
Duke shënuar një gol në këtë derbi kaq të rëndësishëm, Nwabueze duhet ta dijë se me të i fiton dyfish zemrat e tifozëve.
Në një prononcim pas ndeshjes Nwabueze është shprehur i lumtur me golin e realizuar, ndërkohë që ka premtuar që do ti ndihmojë skuadrës edhe me shumë gola të tjerë.
“Jam i gëzuar për fitoren sigurisht. E kemi ditur se si do ti qasemi ndeshjes. Kemi luftuar dhe kemi merituar fitoren. Te Drita jam për të shënuar sa më shumë gola dhe së bashku me ndihmën e ekipit do të shënojë sa më shumë, pasi që bashkëlojtarët janë shumë të mirë, njerëzit këtu dhe tifozët ”, deklaroi Nëabueze pas ndeshkes.
Nwabueze realizoi golin e dytë të bardh e kaltërve që riktheu epërsin vetëm 2 minuta pasi ishin barazuar shifrat dhe solli gëzimin e paparë te tifozët ‘Intelektualët’.
Të gjithë golat në karrierë janë të rëndësishëm, por te futbolldashësit dhe tifozët golat kundër rivalit lokal janë gjithmonë më të ëmbël.