Nuri Seferi do të ngjitet sot në mbrëmje në ring për brezin Europian të Federatës WBO. Boksieri shqiptar do të përballet, Firat Arslan, gjerman me prejardhje turke në Gëpingen. 39 – vjeçari kërkon të rimarrë titullin që e humbi Janarin e vitit të kaluar në duelin me polakun Krzysztof Glowacki. Atë brez Nuri Seferi e kishte mbrojtur katër herë. Ai është rikthyer pas dëmtimit dhe triumfi i disa muajve më parë me nokaut teknik me serbin Dusan Krstin tregoi se ka ende dëshirë për të qenë kampion. Firat Arslan është një boksier me përvojë. Në karrierën e tij 45 – vjeçari numëron 47 sfida, nga të cilat ka fituar 37, humbur 8 dhe barazuar 2. Nuri Seferi ka 44 takime, ku ka triumfuar 37 dhe humbur 7. Ky duel është pjesë e eliminatoreve për titullin botëror të federatës IBO.