Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën edhe biseduar rreth situatës aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë.
Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kryeson këtë komitet bëri me dije se për momentin në këtë komunë janë 19 raste aktive me virusin COVID-19.
Ai tha se gjendja epidemiologjike në Viti është e mirë dhe numri i të infektuarave po shkon në rënie.
Megjithatë ai shtoj se duhet të vazhdohet me kujdes të shtuar në veçanti me masa mbrojtëse dhe me respektim të udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse.
Kryetari Haliti potencoi se duhet të kujdesemi për fëmijët në çerdhe si dhe nxënësit në shkolla si dhe për gjithë personelin arsimor me mjete mbrojtëse kundër virusit pandemik. /2LONLINE.com