Ndonëse ishte paraparë që të mbahet sot mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa (KPF), megjithatë ajo nuk u mbajt për shkak të kuorumit, pasi që anëtarët e këtij komiteti nga radhët e opozitës, bojkotuan mbledhjen.
Kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, theksoi se ky bojkotim është bërë pa asnjë paralajmërim nga ana e opozitës.
Ai ndërkohë ka apeluar tek anëtarët e KPF-së, që ti kthehen punës dhe të vazhdohet me procedimin e pikave të parapara për Kuvend, sepse bojkoti nuk është mënyrë e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët.