(2L ONLINE) – Në sallën e konferencave të Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë u mbajt dëgjimi i parë publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2015. Dëgjimi është organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Qytetarët edhe kësaj radhe nuk treguan ndonjë interesim për pjesëmarrje në dëgjim kushtuar planifikimit të Buxhetit. Të pranishëm ishin mbi dhjeta veta shumica tyre ishin kryetarë të këshillave të fshatrave, të cilët i paraqiten nevojat për investime në lokalitetet e tyre.
Si gjithherë dominuan problemet e infrastrukturës. Takimin e hapi drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica,e cila nder të tjera tha: se vendbanimet që më së shumti kanë paguar tatimin në pronë do të jenë të favorizuara me projekte.
Ajo përmendi edhe borxhet e qytetarëve ndaj komunës që kanë arritur shifrën afër një milion e gjysmë euro. Mesatarja e realizimit tatimit në pronë për këtë periudhë është 55%. Zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, tha se në buxhetin e komunës tatimi në pronë merr pjesë me 35%. Pjesëmarrësit paraqiten propozimet e tyre, të cilat edhe me shkrim do t’i dorëzojnë në komunë. Me propozime u paraqiten: Xhelal Bugaqku, Astrit Demolli,Fadil Kastrati, Sejdi Kurteshi,Haqif Agaj,Ruzhdi Qehaja, Enver Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i këshillit lokal të Tyxhecit./2L ONLINE/