Mos respektimi i masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”!
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, njofton policia e Kosovës.
I njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti. /2LONLINE/