(2L ONLINE) – Raportohet nga Policia e Kosovës se në fshatin Sedovinë e Çerkezëve, në Komunën e Vitisë, njësiti policor ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit i cili ka disa urdhëresa të lëshuara nga gjykata dhe se i dyshuari posa ka vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të ikë dhe t’u shmanget obligimeve ndaj gjykatës. I njëjti thuhet se ka kanosur zyrtarin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 20 ditëve, ndërsa rasti ‘kanosje’ procedohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/