DYLON

Nuri Seferi në ring më 31 tetor, enden uk dihet kundërshtari

Avatar photo Redaksia

Kampioni shqiptar i boksit Nuri Seferi pritet të mbrojë titullin evropian, ndonëse kundërshtari i tij ende nuk është caktuar. Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi sërish do të ngjitet në ring, për të mbrojtur titullin evropian të fituar muaj më parë. “Taysoni shqiptar” këtë e ka bërë të njohur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Miq të dashur, më lejoni të ju informoj se me datë 31 tetor do të ringjitem në ring për të mbrojtur titullin evropian, sipas gjasave prapë në Gjermani”, ka shkruar Seferi, bënë të ditur ‘sporti1.com’. Ky i fundit ka fituar titullin kampion Evrope në versionin WBO pas triumfit kundër hungarezit Tamas Lodi, në një meç që kishte zgjatur plotë 12 raunde. Ndeshja është zhvilluar në Hamburg.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.