NGA: Arbër Musliu –/anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/
I drejtohem opozitës për të theksuar se nuk kemi nevojë për ndihmë, mjafton të mos na pengoni në realizimin e projekteve.
Opozita në Gjilan del me konferenca dhe thirrje të ndryshme, duke pretenduar se janë të gatshëm për të ndihmuar, por veprimet e tyre tregojnë të kundërtën.
Akuzojnë Kryetarin për mungesë pjesëmarrjeje në Kuvend, ndërkohë që vetë lëshojnë sallën, duke justifikuar këtë me mungesë të transparencës.
Gjatë vitit të parë, Kuvendi Komunal ka pasur më shumë se pesë seanca të papërfunduara, dhe arsyetimet e tyre për këtë kanë vazhduar edhe në vitin e dytë, e po vazhdojnë edhe tani.
Në deklaratat e tyre, ata pretendojnë se kanë votuar buxhetin Komunal, dhe ne kemi pranuar se shumica e kërkesave të tyre tashmë ishin në planifikim, pa shkaktuar mosmarrëveshje.
Prandaj, ju bëj thirrje partive opozitare që janë shumicë në Kuvendin Komunal, të vini dhe të merrni pjesë aktive në Kuvend. Bllokimi dhe mosfunksionimi i Kuvendit nuk është zgjidhje.
Me mosvotimin tuaj, po pengoni çdo punë, projekt, bartje buxhetore, subvencion dhe pagë. /2LONLINE/