Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka anuluar vendimin e qeverisë së Serbisë të vitit 2001 kur pagat e të punësuarve në institucionet shëndetësore në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u rrit me 50 përqind.
Rritja e pagave ishte për shkak të kushteve të vështira të punës pas konfliktit në Zonën Tokësore të Sigurisë dhe në këtë mënyrë paga në rritje është marrë nga 450 të punësuar në qendrat shëndetësore në Preshevë dhe Bujanoc.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar në gazetën zyrtare më 8 Dhjetor është i formës së prerë dhe punëtorët mjekësorë do të kthehen në shumës bazë nga pagesa e ardhshme./Titulli.com/