Gjatë ditës, Kf. Drita udhëtoi drejt Bullgarisë për fazën e re përgatitore, ndërsa me klubin ishte edhe portieri gjilanas, Faton Maloku.
Ai tashmë është zyrtarizuar si transferi me i ri i bardh e kaltërve edhe përmes videos promovuese, praktikë e Dritës këtë vit.
E vecanta e prezantimit të tij, është se videoja shoqërohet nga një tekst jo si zakonisht dhe që përshkruan një pjesë të karrierës së portierit, e cila nisi në Gjilan tek rivali i Dritës, Sc.Gjilani për të vazhduar te Kukësi në Shqipëri.
“Po kthehet në qytetin e lindjes, në stadiumin ku u rrit, me hapa të sigurt në krenarinë e qytetit”, është një pjesë e tekstit shoqërues.
28 vjeçari bëhet ‘gardiani’ i dytë me të cilin Drita arrin marrëveshje këtë afat, pas ‘gardianit’ maqedonas Darko Tofiloski.