Studim i ri, lëkura e meshkujve më e ndjeshme ndaj diellit

Studim i ri, lëkura e meshkujve më e ndjeshme ndaj diellit

Dielli shkakton një rritje më të shpejtë të kancerit të keq të lëkurës tek meshkujt. Ai paraqitet më shpejtë dhe është më i shpeshtë se sa tek femrat, kanë treguar studimet e fundit.

Hulumtuesit zakonisht vlerësojnë se kjo vjen për shkak se, meshkujt janë më të prirë të bëjnë punë jashtë se sa femrat, dhe se ata janë më pak të kujdesshëm për të mbrojtur lëkurën e tyre me ndonjë mjet për hije, këmishë ose kapelë.

Ne gjetëm se meshkujt pësuan tumor të lëkurës më herët, më shumë në sasi, dhe pjesa më e madhe e tumorit ishte i rëndë”, është shprehur Oeryszyn.

Lëkura e meshkujve më e ndjeshme?

“Lëkura e meshkujve ekspozohet ndaj të dyja, stimulimeve trupore dhe atyre të ambientit rrethues, gjatë gjithë kohës”, thonë studiuesit. “Sistemi imun kujdeset për shëndetin tonë. Por sistemi imun mund të mbiveprojë ndonjëherë. Trupi pëson një mbi prodhim të lëndëve reaktive oksiduese dhe antioksiduesit mbrojnë nga kjo”.

“Mendojmë se lëkura e meshkujve është thjesht më e ndjeshme. Mbase meshkujt kanë nevojë për diçka që do t’i pajis me më shumë antioksidues – ndoshta ushqim, ndoshta ndonjë krem trupore. Krahas mbrojtjes nga dielli, meshkujt do të duhet të kujdesen më shumë se sa femrat. Kjo nuk është diçka kozmetike, por një problem shëndetësor”.

Por, disa studiues mendojnë se me gjithë dallimet mes lëkurës së të dy gjinive, arsyeja e vërtetë e numrit më të madh të rasteve të kancerit të lëkurës tek meshkujt është se ata janë më të ekspozuar në dritën ultravjollce që është nxitëse e kancerit.

KOMENTE