/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet sektoriale të Stacionit Policor në Viti, pas grumbullimit të informatave përmes burimeve të sigurta, kanë arritur ta lokalizojnë, vendndodhjen e të kërkuarit me urdhëresën e gjykatës Komunale në Gjilan, ku ka qenë i dënuar me burgim efektive 8 muaj e 15 ditë.
“Sot pas një plani mirë të organizuar taktik është arrestuar personi, ne shtëpinë e tij. I njëjti është sjellë në stacionin policor të Vitisë dhe iu është dorëzuar njësitit të stacionit policor të Gjilanit pasi ata kanë qenë drejtpërdrejtë të ngarkuar me urdhëresën në fjalë, për dërgim të të arrestuarit në vuajtjen e dënimit”, ka thënë Hashani. /2L ONLINE/