Në natyrë ne mund të gjejmë ilaçin për të gjitha sëmundjet. Jua sjellim disa prej antidepresantëve më të fuqishëm natyralë, të cilat jua lehtësojnë simptomat e depresionit dhe jua shtojnë disponimin.
Jasemini i verdhë
Veç aroma e jaseminit ka efekte shumë fitimprurëse në sistemin nervor. Kjo bimë e promovon gjumin dhe disponimin e mirë, e pastaj krijon ndjenja të lumturisë e paqes.
Ekspertët tregojnë se jasemini është një prej antidepresantëve më të fuqishëm natyralë, ndërkaq mund ta përdorni në formë të vajit ose ta vendosni një jasemin të tharë në dhomë dhe ta nuhasni rregullisht.
Livando
Një tjetër antidepresant natyral është livando, i cili vepron në sistemin nervor duke e relaksuar atë, e pastaj duke e liruar trupin nga ndjenjat e mërzisë dhe të gjitha simptomat tjera të depresionit.
Livando e promovon gjumin dhe disponimin e mirë, ndërkaq rekomandohet të përdorni vaj të kësaj bime.
Boronicat
Përveç se janë të shijshme, ato na ndihmojnë ta shërojmë depresionin duke na rritur disponimin dhe duke krijuar ndjenja të lumturisë e përmbushjes. Ato janë të mbushura me antioksidantë që e pastrojnë dhe mbrojnë trupin nga efektet e dëmshme.
Ndër tjera, ato e ruajnë sistemin nervor dhe ndihmojnë në rikuperimin e qelizave nervore.