Ndeshja e javës së dytë e Superligës së Kosovës në futboll, Drita-Llapi mbyllet pa fitues e trajneri i skuadrës bardh e kaltër, Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes:
“E kemi parashikuar se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse u takuan të dyja skuadrat që kanë kualitet shumë, kishte momente kur edhe Llapi ishte më lartë se ne, por mendojmë që pjesën e dytë, sidomos në në 30 minutëshin e dytë, krijuam mjaftë, por mungoi saktësia për të shënuar. Mund të them se epilogu i këtij takimi është real. Kundërshtari mbrohej mirë, ne u munduam t’i përdorim të gjitha forcat tona për ta hapur rezultatin dhe fituar ndeshjen, thjesht nuk ia dolëm. Krijuam raste për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen, por mungoi konkretizimi” /2LONLINE.com/