Xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës ka përfunduar me dy ndeshjet e fundit, ku Drita triumfoi ndaj Llapit, kurse Trepca 89’ ndaj Ferizajit.
Kryetrajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me fitoren në një udhëtim të vështirë siç është ajo ndaj Llapit në Podujevë (0-4).
“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Lojtarët zhvilluan pothuajse një ndeshje përfekt, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta. Vazhdojme me ndeshjet e rradhes ”, deklaroi fillimisht Nuhiu.
Drita vazhdon të kryesojë kampionatin me 61 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë Prishtina.