Drita ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së dytë të mbetur në Superligën e Kosovës për shkak të ndeshjeve evropiane.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u nda i kënaqur me fitoren edhe pse në disa situata kanë qenë të rrezikuar edhe ta humbasin atë.
“Jam i kënaqur me fitoren por që do të ishte mëkat nese nuk do ta fitonim ndeshjen, pasi kemi mundur të konkretizojmë edhe më shumë, por kemi mundur edhe të rrezikojmë ta humbim ndeshjen, pasi mysafirët në disa kundërsulme kanë qenë të rrezikshëm”, deklaroj Ardian Nuhiu.
Tani, Drita më këtë fitore gjendet në vendin e dytë në kuotën e 9-të pikëve, ndërsa Trepça’89 në vendin e 5-të me 6-të pike.