DYLON

Drita shënon fitore, ngjitet në pozitën e dytë

Drita shënon fitore, ngjitet në pozitën e dytë
Avatar photo Elife Sherifi

Drita ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së dytë të mbetur në Superligën e Kosovës për shkak të ndeshjeve evropiane.

Kjo fitore e ka ngjitur atë në tabelën e klasifikimit në vendin e dytë, ndonëse ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan 2LONLINE.COM.

Goli vendimtar për fitore u arrit tek në pjesën e dytë në minutën e 59’, ndërsa pjesa e parë u mbyll 0:0.

EkoHigjiena

Vendasit kanë mundur të  shënojnë edhe më shumë gola, sikur sulmuesit Kastriot Rexha dhe Betim Haxhimusa të ishin më të saktë, në rastet e mira të pjesës së dytë.

Të rrezikshëm herë pas here u treguan edhe mysafirët nga Mitrovica, por që porta e Dritës mbeti e pa prekur fal paraqitjes së shkëlqyer të portierit, Faton Maloku.

Tani, Drita më këtë fitore gjendet në vendin e dytë në kuotën e 9-të pikëve, ndërsa Trepça’89 në vendin e 5-të me 6-të pike./2LONLINE.COM/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.