Trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu pritet të vazhdojë punën e tij me Dritën edhe për edicionin e ri 2019/20.
Trajneri aktual i kampionit në fuqi tregon se janë në diskutim e sipër për vazhdim të kontratës, gjersa ka thënë se mund të ketë prurje të reja te bardh e kaltërit.
“Kemi mbetur ti finalizojmë vetëm edhe disa gjëra për të vazhduar qëndrimin tim edhe në edicionin tjetër. Kam kërkuar nga drejtuesit e klubit të mbajnë pjesën më të madhe të ekipit, mos të them të gjithë dhe të përforcohemi në disa pozita ku kemi qaluar”, deklaroi Nuhiu.
Nuhiu mori drejtimin e klubit pas largimit të Shpëtim Duros në fillimin e edicionit pranveror, teksa udhëhoqi me skuadrën në 14 ndeshje, duke regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe dy humbje.
Drita edicionin 2018/19 do ta përfundojë në pozitën e katërt.