Zelanda dhe Franca bashkë kundër ekstremizmit në internet

Zelanda dhe Franca bashkë kundër ekstremizmit në internet

Raportohet se kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kanë hartuar një plan për t’i eliminuar përmbajtjet terroriste dhe të dhunshme nga interneti.

Plani titullohet “Thirrja e Christchurch-it” dhe Ardern dhe Macron do të takohen gjatë kësaj jave në Paris në kuadër të samitit të ministrave për teknologji të grupit G7 për të diskutuar lidhur me këtë plan dhe për të bërë thirrje që ai të nënshkruhet edhe nga liderët tjerë.

Kryeministrja e Zelandës së Re e paraqiti këtë projekt pas sulmeve në dy xhami të qytetit Christchurch, të cilat ndodhën më 15 mars. Vrasja më e madhe masive në histori të këtij vendi u transmetua drejtpërdrejt në internet. Në këto sulme u vranë 51 njerëz.

KOMENTE