(2LONLINE) – Komunës së Novobërdës i dhurohet një veturë të tipit Jeep Toyota nga përfaqësuesit e UNMIK në Kosovë.
Robert Sorenson përfaqësues I UNMK-ut në Kosovë vizitoi këtë komunë ku është takuar me kreun e Novobërdës Svetislav Ivanovic, me këtë rast ka dhuruar një xhip për nevojat e Komunës së Novobërdës.
Sorenson I cili i dëshirojë suksese në punën e mëtutjeshme në pozitën e Kryetarit të Komunës së Novobërdës kryetarit Ivanovic, e njoftoi për donacionin në fjalë, që është një automjet për teren, për funksionim më të mirë dhe efikas të Administratës komunale.
Nga ana e tij, kryetari i Komunë së Novobërdës Svetislav Ivanovic falënderoj përfaqësuesit e UNMIK-ut për ktë donacion por edhe për vizitën e bërë dhe bëri të ditur se vetura “Jeep Toyota” do të shërbej për nevojat e Komunës që ajo të jetë sa më efektive. /2lonline/