Norvegjia dëshiron të ketë opsionin e përfshirjes në cilëndo marrëveshje për BREXIT që arrihet në mes të Britanisë së Madhedhe Bashkimit Evropian, raporton Reuters, përcjellë Bota Sot.
Kryeministrja britanike, Theresa May pritet që, pasi të marrë miratimin e parlamentit, të nxisë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të nisur negociatat e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian.
Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së, por ky shtet paguan për qasje në tregun e përbashkët evropian përmes marrëveshjes Zona Ekonomike Evropiane (EEA).
“Ne do të donim të kemi mundësinë e përfshirjes në marrëveshjen BE-Britani sa i përket tregut të brendshëm, atij të përhershëm dhe të tranzitor”, ka thënë ministri norvegjez për BE-në, Frank Bakke Jensen, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Oslo.