Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në “Budapest Grand Prix 2019”. Xhudistja pejane është mposhtur në finale nga xhudistja braziliane Rafaela Silva
Xhudistja pejane u mposht në finale nga xhudistja braziliane Rafaela Silva në kategorinë 57 kilogramë.
Nora fitoi 490 pikë Olimpike për Tokio 2020. Nora paraprakisht e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti rusen Diana Dzhigaros.