Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ , ka mbajtur takimin e tretë për hartim të Rregullores për të drejtat e fëmijëve.
Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i punimeve në draftin e rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe konsultimi i legjislacionit që rregullon fushën e të drejtave të fëmijëve.
Në takim përveç stafit të NOPM-së të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit punues komunal për hartimin e kësaj rregulloreje.
NOPM do të vazhdoj me punëtoritë e radhës deri në finalizim dhe aprovim të rregullores në fjalë nga ana e Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.