DYLON

Haziri falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët

Haziri falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune komandantin e deritanishëm të KFOR-it në Kosovë, Antonello Catalano dhe atë në ardhje, Nikola Perrone, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe të Gjilanit në veçanti.

“E falënderoj KFOR’in për angazhimin maksimal që është duke e bërë për garantimin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe veçanërisht në Komunën e Gjilanit. Komuna e Gjilanit me të gjithë resorët e saj do të jetë bashkëpunuese absolute me të gjithë përfaqësuesit e KFOR-it për të mirën e sigurisë në Gjilan. Faleminderit z. Catalano për bashkëpunimin, ndërkaq komandantit të ri z. Perrone I ofroj bashkëpunimin maksimal”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

Antonello Catalano, komandanti i deritanishëm i KFOR-it, i cili përfundon misionin e tij, ka thënë se shërbimi ushtarak në Kosovë është për t’u mbajtur mend, sepse qytetarët janë gjithmonë bashkëpunues në aspektin e sigurisë.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova në përgjithësi është vend i sigurtë dhe i qetë, për çka e ka uruar edhe komandantin në ardhje që të vazhdoj me punë dhe angazhim në këtë drejtim nën udhëheqjen e KFOR-it.

E nga ana e tij, komandanti, kolonel Nikola Perrone, ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim edhe me të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.